Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar “Planin për veprim” në qytetin e Vlorës. Lideri i kësaj partie Ilir Meta tha, se duke votuar për LSI-në do i hapet rruga zbatimit të një projekti turistik për Karaburunin.
Ilir Meta: “Dua t’ju siguroj, që duke votuar për LSI-në dhe duke votuar për Ilir Metën vlonjatët do të votojnë për një nga projektet më të bukura dhe më përrallore që Ilir Meta dhe LSI-ja kanë për Vlorën dhe për bregdetin tonë, që është pikërisht shndërrimi i një gadishulli jashtëzakonisht të bukur, interesant dhe potenciale të jashtëzakonshme turistike sikurse është ai i Karaburunit. Nga një gadishull që sot shërben vetëm për kullota në një nga perlat e Mesdheut për të zhvilluar turizmin.”
Për të rritur dhe zgjeruar kapacitetet e portit të Vlorës, Meta tha, se është pro të gjitha masterplaneve që zhbllokojnë zhvillimin e turizmit./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro