Pëllumb Xhufi: “Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të ulen së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar. Zgjidhjen më të mirë të mundshme. Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se ajo do të miratojë çdo zgjidhje që do të arrihej për të krijuar pikërisht parakushtet që të gjithë qytetarët shqiptar të mund të votojnë në datën 28 qershor. Lëvizja Socialiste për Integrim gjithashtu e konsideron shtyrjen e zgjedhjeve një opsion jo të mundshëm, madje një opsion të rrezikshëm sepse do të zgjaste dhe do të rëndonte akoma më tej problemet ekonomike sociale dhe do të ngarkonte akoma më tutje klimën edhe tani të ndezur, elektorale, politike në vend.”/tvklan.al