Në opozite pas 8 vjetësh në bashkëqeverisje, LSI duket e vendosur për të bërë opozitarizëm të vërtetë. Kryeministri e cilësoi javën e shkuar si opozitë nga halli, por numri 2 i LSI Luan Rama thotë se neë këtë 4-vjeçar kjo parti do të jetë e vetmja opozitë reale.
“Ne do jemi një opozitë reale dhe e vërtetë”,
tha Luan Rama.
Në mbledhjen e Kryesisë se LSI që ka nisur një proces riorganizimi edhe kryetarja Monika Kryemadhi premton një opozitë të fortë ku nuk do të mungojnë protestat kundër pakices siç e quan ajo qeverinë socialiste dhe për të mbrojtur interesat e shumicës që për të janë qytetarët.
“Ne do mbrojmë interesat e shumicës dhe do t’i bashkohemi çdo lloj proteste kundër pakicës qeverisëse”
, theksoi Kryemadhi.
Kryesia socialiste ka zgjedhur dhe kryesine e re të grupit parlamentar dhe zëvendësat e Petrit Vasilit, i cili pasi i dorëzoi Kryemadhit detyrën e kryetarit të partisë, do të drejtojë grupin kuvendor. Tv Klan