Filloreta Kodra: “Gjendja e rëndë ekonomike e qytetarëve shqiptarë, duket qartë në rritjen e pa ndashme të çmimeve. Ndërsa çmimi i karburanteve në botë është ulur 3 herë, në Shqipëri është ulur vetëm 20% duke abuzuar hapur me konsumatorët. Gjendja e rënduar ekonomike duket qartë edhe në rritjen e pakontrolluar të çmimeve të produkteve më të domosdoshme të përditshme dhe më jetësore për qytetarët që ndikon direkt në uljen e nivelit të jetesës së tyre, dhe sidomos të shtresave më të varfra. Me këtë politikë kjo qeveri që nuk do ta luftojë korrupsionin u merr dyfish çmimin e energjisë shqiptarëve të ndershëm që respektojnë ligjin dhe paguajnë taksat.”/tvklan.al