Petrit Vasili: “Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim pavarësisht nga përpjekjet e saj dhe të miat personalisht si sekretari i përgjithshëm dhe i ngarkuar nga kjo kryesi për të rakorduar me drejtuesit e PS lidhur me protestën e nesërme të opozitës është ndeshur me një mungesë të plotë vullneti për koordinim. Dhe mbarëvajtje të këtij mitingu dhe koordinim të veprimeve në të. Megjithatë kryesia e LSI vendosi që të marr pjesë në protestën e nesërme të opozitës. Ky vendim është në përputhje të plotë në vijën e saj të qartë politike. Me qëndrimin e saj politik të qartë dhe të patundur dhe që ka prioritet kryesor një dhe vetëm një, imponimit të dorëheqjes të menjëhershme të Sali Berishës.”/tvklan.al