Ministri i Rendit Luan Rama është paraqitur në Gjykatën e Faktit Tiranë në cilësinë e dëshmitarit për çështjen penale ndaj ish zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Rendit për tenderin e pasaportave. Rama u është përgjigjur pyetjeve të palëve në proces duke deklaruar se ka qenë vetë ai si Ministër Rendi, që ka dërguar dosjen në Prokurori.
Gjithashtu ministri ka deklaruar se në lidhje me shumat e cilësuara si dëm ekonomik për tenderin e pasaportave ku u shpall fituese firma Bundesdruckerai, Ministria e Rendit nuk ka arritur të nxjerrë një konkluzion se sa është dëmi i mundshëm dhe për pajisje nuk është raportuar as në komisionet parlamentare dhe as në Prokurori ndonjë dëm në shifra.
Luan Rama: Nuk është autoriteti i ministrit të bëjë këtë gjë kur çështja është në hetim. Ka ekspertë që e hetojnë ligjërisht dhe të çmojnë se sa është dëmi, ose nëse nuk është, si qëndron e vërteta.
Në lidhje me ish zëvendës Ministrin e Rendit Bujar Himçi, Rama është shprehur disa herë që gjatë kohës që të dy drejtonin dikasterin e rendit është njohur disa herë nga zëvendësi i tij në lidhje me probleme në furnizimin me pasaporta dhe të tjera si këto. Ndërsa për ish drejtorin e policisë Veli Myftari, Rama është shprehur se Myftari ka qenë korrekt ne detyrë gjatë kohës që ministria drejtohej prej tij./tvklan.al