Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Policia e Korçës ka ushtruar dhunë fizike ndaj Gazmend Tahirllarit, banor i fshatit Goskov, i cili vdiq ditën e shtunë në spitalin e Korçës. Ky variant është pranuar 4 ditë pas ngjarjes edhe nga kreu i Ministrisë së Rendit Luan Rama, i cili ka marrë deri tani edhe masat e para për ndëshkimin e dy policëve të grupit të gatshëm.

Luan Rama:- “Ata janë pezulluar nga detyra dhe thashë, fakti në se vdekja ka ardhur si pasojë e dhunës apo jo është çështje e përgjegjësisë penale dhe për këtë është autoriteti i institucionit të akuzës të veprojë. Pavarësisht nga kjo unë kam urdhëruar drejtorin e përgjithshëm të policisë, që çdo punonjës policie, që rezulton i implikuar në akte dhune nuk e meriton të punojë në policinë e shtetit dhe duhet të largohet nga policia”.

Sipas drejtorit të policisë në Korçë Arben Dashi, polici i kësaj prefekture i qëndron variantit, se vdekja e 37-vjeçarit ka ardhur si pasojë e alkolit të konsumuar.

Arben Dashi:- “Prokuroria e rrethit ka filluar hetimet, deri tani paraprakisht duhet theksuar, që shkaqet e vdekjes janë nga pija e tepërt alkolike, për konkluzione më tepër presin vendimin përfundimtar të mjekësisë ligjore”./tvklan.al