Britania e Madhe do të rrisë bashkëpunimin me vendin tonë në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.

Rrjeti i njohur televiziv Sky News shkruan se Zyrtarë të lartë britanikë do të udhëtojnë drejt Tiranës për bisedime përpara Krishtlindjeve. Fokus i këtij do të jetë krimi dhe refugjatët ilegalë.

Vendimi për angazhimin më të madh nga të dy vendet vjen pas operacionit të suksesshëm gjatë verës së një task-force të përbashkët ku u sekuestruan qindra mijëra Paund dhe një sasi e konsiderueshme kokaine.

Taksforca u krijua në 2022 dhe goditi grupet që pastronin paratë të cilat e kishin burimin nga aktivitete të paligjshme siç është trafiku i drogës.

Klan News