Izraeli ka rënë dakord të rifillojë bisedimet për një marrëveshje armëpushimi në Gaza, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se një ekip negociator do të dërgohet më 15 gusht në Doha ose në Kajro për të përmbyllur hollësitë për zbatimin e marrëveshjes.
Mediat izrealite bëjnë te ditur se Tel Avivi ka pranuar kërkesën e Hamasit që pjesë e shkëmbimit të pengjeve të jetë edhe lideri popullor, i burgosur të Intifadës, Marwan Barghouti.
Rifilimi i bisedimeve është pjesë e përpjekjejeve të tre liderëve të Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së për të nisur bisedimet, me frikën në rritje për një konflikt të mundshëm më të gjerë në rajon që përfshin Iranin pas vrasjes së anëtarëve të lartë të grupeve militante Hamas dhe Hezbollah.
Lufta që nisi më 7 tetor, kur militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 njerëz në Izrael dhe morën peng 250 veta deri më tani ka regjistruar rreth 40,000 të vrarë në Gaza.
Tv Klan