Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ndërsa bisedimet për tërheqjen totale të trupave serbe nga Kosova janë ndërprerë, luftimet mes UÇK dhe forcave serbe brenda territorit Kosovar janë intensifikuar shumë, sidomos ditën e djeshme. Luftimet janë përqëndruar kryesisht në malin e Pashtrikut.

Po dje në kufirin tonë verilindor, ka pasur përsëri bombardime nga pala serbe. Këto bombardime janë përqëndruar kryesisht në zonën e Kukësit. Ndërkohë po mbrëm janë intesifikuar sulmet ajrore të Natos mbi Jugosllavi. Kështu objekti kryesor i këtyre sulmeve kanë qenë objektivat ushtarake dhe depozitat e karburanteve në Kosovë, kryesisht në Prishtinë, Prizëren dhe Pejë.

Gjithashtu po mbrëm është bombarduar dhe Beogradi dhe janë goditur objektiva të rëndësisë së veçantë si repetitoret televiziv serb. Sipas DASH këto sulme do të vazhdojnë deri në tërheqjen totale të ushtrisë serbe nga Kosova,/tvklan.al