Ndaj protestës se Partisë Socialiste dhe ultimatumit te kreut te selisë roze, Edi Rama, lidhur me hapjen e kutive te votimit kane reaguar dhe dy prej ministrave te kabinetit.
Numri një i Ministrisë së Brendshme, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetaret gjate një takimi te zhvilluar ne akademinë e policisë tha se mbetet i angazhuar ne përmbushje te detyrimeve qe i ngarkon vetëm ligji.
Lulzim Basha: “Policia e shtetit ka garantuar dhe do të vazhdojë të garantojë në mënyrën më të plotë të drejtat kushtetuese te çdo qytetari dhe force politike për protesta paqësore. Dhuna dhe thirrjet për dhune do të marrin përgjigjen e merituar ligjore. Aktivizimi i kontingjentit kriminal nuk do te tolerohet, ndaj bej thirrje që te çkurajohet dhe te hiqet dore nga aktivizimi i këtij elementi kriminal, përndryshe pa asnjë pikë hezitimi mbi ta do te bjere dora e rëndë e ligjit.”
Ndërsa për ministrin Imami retorika e ultimatumeve nuk është gjuha e politikës.
Arben Imami: “Shqipëria në këto 20 vjet ka ecur përpara, ka ecur drejt moderacionit, ka ecur drejt mirëkuptimit, ka ecur drejt transparencës, drejt zgjidhjes institucionale, drejt dialogut politik dhe ne duhet t’i mbetemi këtyre elementeve. Në politikë nuk mund të flitet me ultimatume. Në luftë flitet me ultimatume. Partia Demokratike ka qenë një aktor, sikurse ka qenë Partia Socialiste në këto zgjedhje. Ne nuk kemi çfarë kutish të hapim dhe në qoftë se do dikush të protestojë për çështjen e kutive le të gjejë rrugën ligjore. Ne ishim një aktor. Votat tona, sikurse dhe të partive tjera janë atje, gjithçka është e mbështetur në ligj. Le të provojë rrugët ligjore”.
Qëndrimi i dy prej ministrave te mazhorancës lidhur me ultimatumin e kreut te PS, Edi Rama për hapjen e kutive te votimit vjen pas mbylljes se protestës tre ditore qe opozita zhvilloi ne kryeqytet.
Gjithashtu këtij qëndrimi iu bashkëngjitet dhe teza e artikuluar tashme se ne rast mosplotësimi te këtij kushti brenda 10 ditëve, socialistët do te nisin protestat popullore deri ne zgjedhje te reja./tvklan.al