Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje këtë të Dielë. Një 82 vjeçar i ka dhënë fund jetës pasi ka plagosur me armë gjahu vajzën e tij 40 vjeçare.
Mësohet se kjo e fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë plagë në bark. Siç raporton gazetarja e Klan News Anila Sefa, bëhet fjalë për Behar dhe Rudina Musaku.
Mësohet se 40 vjeçarja ishte divorcuar para 3 vitesh dhe është nënë e dy fëmijëve. Siç mësohet, ajo kishte shkuar te i ati për vizitë. Ende nuk dihet motivi.
“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, thotë Policia./tvklan.al