Ende nuk dihet motivi që e çoi 82 vjeçarin Behar Musaku të qëllonte me çifte vajzën e tij, Rudinën. Por pas këtij akti të tmerrshëm, ai vendosi t’i jepte fund jetës së tij. Siç bën me dije gazetarja e Klan News Anila Sefa, 40 vjeçarja e cila aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike, është nënë e dy fëmijëve.
Ajo është divorcuar me të shoqin para 3 vitesh dhe tek i ati kishte shkuar për vizitë. Rudina Musaku ka marrë një plagë të rëndë në bark.
Dyshohet se bëhet fjalë për një sherr të çastit, megjithatë pritet që të zbardhen detaje mbi ngjarjen./tvklan.al