Prodhimi i dhjetëra ton domateve të deformuara dhe denoncimi që fermerët e Lushnjës i bënë një ditë më parë firmës shpërndarëse të farërave, ka hapur një debat mes dy palëve.

Sipas specialistit të firmës prodhimi i domateve të deformuara, ka ardhur si pasojë e përdorimit me tepricë të stimulantëve gjenetik nga vetë fermerët.

Roko Kola: “Sivjet është shfaqur një fenomen i deformimit në katet e para kryesisht  të kokrrave, por kjo ka ardhur për shkak sipas mendimit tim dhe specialistëve izraelit, shkaku kryesor është përdorimi i hormonit me doza shumë të lartë dhe temperatura shumë të larta që kanë ndodh këtë vit.”

Ky pretendim hidhet poshtë nga fermerët të cilët shprehen se kultivimi i domates është bërë me asistencën e specialistëve të komunës.

Fermeri 1: “Absolutisht nuk është e vërtetë, nuk është përdorur asnjë lloj hormoni. Kemi përdorur hormon, çdo lloj specialisti mund ta shpjegojë, është hormon për lidhje kokrre. Dhe nuk është hormon për stimulim apo për gjë.”

Fermeri 2: “Ne asnjë shërbim nuk bëjmë me kokën tonë. Të gjitha gjërat që ne përdorim në domate në të gjitha, sidomos në sera janë të gjitha që mbështeten nga një specialist që kemi edhe në komunë kanë edhe specialist perimoresh.”

Me farën e domates Lidia rezultojnë të mbjella 4 Ha në fshatin Graçian dhe për dëmin e shkaktuar femerët kanë kërkuar dëmshpërblim nga firma shpërndarëse./tvklan.al