Në një kohë kur në tregjet e kryeqytetit një kilogram domate shitet deri në 130 lekë, me dhjetëra kuintalë në rrethin e Lushnjës janë shtypur dhe hedhur poshtë nga fermerët në shenjë zemërate, ndaj çmimit tepër të ulët që u kërkohet nga tregtarët e shumicës. Sipas tyre çmimi 10 lekë për kilogram jo vetëm që nuk siguron asnjë normë fitimi, por nuk mbulon as kostot e prodhimit.
Fermeri 1: “24 kile, 1 mijë lekë arka e domates, gjynah nga Zoti, kemi harxhuar aq dhe kaq dhe nuk kemi marrë djersën që kemi lënë.”
Fermeri 2: “Vajti me 100 lekë, sa u hodhën sa më tepër nga të gjitha llojet, kjo u bë gjithë ajo punë.”
Fermeri 3: “Me këtë çmim që ka vajtur prodhimi, ta hedhim poshtë mallin.”
Fermeri 4: “Çmimi ja, ka vajtur në fund fare sa po tallen tregtarët.”
Ky nuk është rasti i parë kur prodhimi vendas përfundon në grumbujt e mbeturinave për shkak të favorizimit të prodhimeve të importit. Kjo detyron qytetarët të blejnë me çmime të kripura produktet bujqësore të ardhura nga vendet fqinje, duke paralizuar në të njëjtën kohë prodhimin vendas dhe fermerët shqiptarë./tvklan.al
Gazetare: Anila Sefa