Lajme Arkiva 2003

Shpëtim Nazarko: Qeveria nuk e ka legjitimitetin dhe të gjithë duhet të kenë parasysh se ngjarja zhvillohej vetëm në një drejtim, Nano me lëvizjen që po bën ka vetëm një qëllim, të normalizoj qenien e tij si kryetar i partisë. Nuk ka lidhje me qeverisjen e vendit, nuk ka lidhje me asnjë gjë tjetër.

Ardian Klosi: Kemi një parti të votuar me shumicë nga shqiptarët, pra që ka legjitimitetin të qeverisë dhe kemi një konflikt që për fat të keq u hap përsëri në rrugë në vend që të ishte zgjedhur brenda sallës së kongresit, pra mendimi im thjesht personal është që në qoftë se do të kishte mundësi të bëhej kongresi më parë nga sa është përcaktuar në mënyrë që ë kalohet ky “black out” ose kjo paralizë e qeverisë.

Lutfi Dervishi: Unë mendoj se qeveria Nano nuk po e vazhdon qeverisjen e vendit. Kjo është një situatë absurde ku kryeministri përpiqet të shtyjë ditët për të mbërritur në kongresin e partisë që të zgjidhë problemet e tij. Mendoj se Partia Socialiste nuk mund ti zgjidhë problemet e brendshme që ka duke qëndruar në pushte. Mbase duke kaluar në opozitë do të zgjidhë probleme. Në ka një legjitimitet të cenuar nga pikëpamja e mbështetjes elektorale  nga zgjedhjet e 2001 me të cilin vëzhguesit ndërkombëtarë kanë marrë etiketën në atë që quhet fitorja e zgjeruar, ka një problem të brendshëm të madh të pazgjidhur brenda saj dhe nuk mund ta zgjidhë duke qëndruar në pushtet, ndërsa situata e tanishme ka vetëm një rrugë zgjidhje, duhet të konsumohen edhe disa muaj mandat që të tërhiqet kryeministri Nano dhe të gjejmë gjuhën mes palëve brenda partisë socialiste, kjo është e vetmja rrugë. Shtyrja e ditëve dhe orëve të qeverisjes në këtë gjendje me dy zëvendës ministra do të thotë se është një shteg shumë i ngushtë dhe me shumë të papritura që nuk mendoj se shkon gjatë./tvklan.al