Në këto ditë festash dy teleskopët hapësinorë James Webb dhe Chandra dhurojnë imazhe spektakolare festive nga Universi. Janë fotografuar një grup i ngjeshur yjesh, NGC 602, në Mjegullnajën e Vogël të Magelanit, që kanë formën e një kurore Krishtlindjeje.
Këto yje të rinj blu, ndodhen 200 mijë vite larg nesh dhe gjithnjë kanë qenë në qendër të vëmendjes së shkencës për t’i vrojtuar e studjuar. Gazrat në këtë glakatike të vogël përmbajnë më pak element të rëndë në krahasim me ato që gjenden në galaktikën tonë Rruga e Qumështit.
Për këtë arësye, NGC 602 konisderohet si një dritare mbi universin e hershëm, të nisjes së kohërave, kur yje të tillë e ndriçonin dhe kjo do ndihmojë për të kuptuar më shumë formimin e yjeve ne kushtet e kosmosit të lashtë dhe ciklin e tyre të jetës.
Gjithashtu është fotografuar edhe grupi tjetër i yjeve NGC 2264, që ndryshe njihet si Bredhi Kozmik i Krishtlindjeve, një magji për sytë në këto ditë festash.
Klan News