Arjeta Puca është një nga personazhet e vitit 2024 sipas emisionit “Opinion”. Ajo është e njohur edhe më parë pasi e kemi parë të ndërtojë ambulanca, por këtë vit vjen për një arsye tjetër të pabesueshme. Kompania e saj ka ndërtuar makinën e parë ushtarake të blinduar “Made in Albania”, të quajtur “Shota”.
“E kam pasur ëndërr që të bëj një makinë ushtarake”, u shpreh Puca kur u pyet nga Blendi Fevziu.
Makina në fjalë mban gjithsej 10 veta. Puca tha se për momentin është prodhuar vetëm një prototip, por vitin e ardhshëm është planifikuar që të prodhohet në seri.
Makinës së blinduar i është lëndë vendi për të vendosur edhe armatim. Modeli i mjetit është bërë me një dizajner shqiptar dhe kjo jo pa arsye.
“Kishim qejf ta bënim sa më shumë shqiptar të mundshëm”, tha Puca.
Madje kompania që ka krijuar makinën e parë shqiptare të blinduar është përgjithësisht e përbërë nga vajza.
“Ne jemi kompani vajzash. 70% vajza jemi te kompania. Edhe në Paris nuk e besuan kur e panë. Te standi ishim të gjitha goca pastaj. Ishte pak e pabesueshme”, u shpreh Puca.
Ajo theksoi se synohet që të merret certifikimi nga NATO në mënyrë që makina të dërgohet për zonat e luftës.
Vlerësimin për makinën e blinduar shqiptare edhe tha edhe ish-kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Si një ish-komandant ushtrie ai u shpreh se makina “i përmbush kërkesat sipas pamjes dhe kritereve”./tvklan.al