Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dy delegacionet e Partisë Socialiste në Athinë kanë marrë pjesë sot në ditën e hapjes së punimeve të Kongresit të PASOK-ut. Në të parin bëjnë pjesë ish-kryetari socialist Fatos Nano, ish-kryeministri Fino dhe sekretarja e marredhenieve me jashtë Arta Dade. Ndërsa kryeministri Pandeli Majko i shoqëruar nga ish-zëvendeskryeministri Islami ka lenë sot paradite Aeroportin e Rinasit.
Gazetari:- Zoti Majko prezenca juaj në Kongresin e PASOK-ut a ka të bëjë me afrinë e Partisë Socialiste në Internacionalen Socialiste?
Kryeministri Pandeli Majko:- “Pas takimit të Milanos, dhe tani në mënyre më normale ftesat që po na bëhen nga partnerët tanë, nga Partitë Socialiste Europiane, jam i bindur që ne po kalojmë hapa të cilat në kuptimin më të plotë të fjalës po e sjellin Partinë Socialiste përkrah simotrave të veta Europiane”.
Mbërritja e Majkos në Greqi për shkak të motit të keq është bërë me mbi një orë vonesë. Në Athinë Kryeministri Majko është pritur nga përfaqesues të lartë të PASOK-ut dhe Ambasadori Shqiptar në Athinë, Robo. Pasi është sistemuar në hotelin Grand Britanja, Majko dhe Nano kanë vazhduar zbatimin e axhendës./tvklan.al
Gazetar – Aldon Lipe