Pandeli Majko: “Nëse do të ishin trajnuar nga britanikët dhe amerikanët, siç edhe pretendon. Po nëse do të ishin trajnuar, ju siguroj që sot në Shkup s’do të kishte sllavo-maqedonas. Në një vend normal me njerëz që e kuptojnë ç’është buka dhe nderi, kanë të drejtën e zotit të djegin flamurin në mes të Shkupit”.

Blendi Fevziu: Flamurin maqedonas?

Pandeli Majko: “Kanë të drejtën e zotit, me atë që u ka bërë Akademia e Shkencave. Presidenti i Maqedonisë dhe Kryeministri i Maqedonisë duhet të kërkojnë falje zyrtare shqiptarëve. Kjo fillon…”

Blendi Fevziu: Po, pyetja ime është thelbësore. A mund të vazhdojnë të bashkëjetojnë shqiptarët dhe maqedonasit zoti Majko?

Pandeli Majko: “Po të them që kjo është vetëm fillimi. Enciklopedia nuk mund të jetë një libër ku bëhen gabime”./tvklan.al