Dy të plagosur një prej të cilëve fëmijë 8-vjeçar është në gjendje të rëndë.
Ky është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë- Rrogozhinë.
Mjeti tip “Benz” i drejtuar nga Marindo Rona ka dalë nga rruga për rreth 200 metra, në çakull përbri karrexhatës dhe është përplasur në muret e një nënkalimi.
Për pasojë janë dëmtuar dy persona që udhëtonin si pasagjerë në mjet, ndërsa drejtuesi nuk ka pësuar asgjë.
Një prej të plagosurve, fëmija 8 vjeçar, pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes është nisur për mjekim me të specializuar drejt Tiranës pasi gjendja shëndetësore ka qenë tepër e rëndë.
Sipas policisë së qarkullimit rrugor aksidenti me dy të plagosur ndodhi pas drejtuesi i mjetit ishte përgjumur dhe kishte dalë nga rruga./ABCNews