Para disa muajsh iu vendos tritol shtëpisë së babait të saj
Një makinë tip “Audi” është djegur në orët e vona të natës, në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës.
Automjeti është në pronësi të shtetases Ernela Habilaj, nënë e një fëmije 12-vjeçar.
Dyshimet paraprake lidhen me familjen e 32-vjeçares.
Para disa muajsh i kanë vënë eksploziv banesës së babait të saj, por fatmirësisht u konstatua pa shpërthyer.
Tv Klan