Siç raportohet deri më tani, Fabjol Ibraliu është drejtuesi i makinës e cila përfundoi në oborrin e një shtëpie në aksin Lushnje-Rrogozhinë.
Teksa banorët dhe Policia kanë nisur kërkimet për gjetjen e 21 vjeçarit, në pamjet e siguruara nga Klan News shihet se automjeti tip “Ford” është thuajse i shkatërruar.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur e ëma e Ibraliut. Duke qarë ajo dëgjohet teska thotë: Është bërë copë-copë makina…
Ndërsa një tjetër i përgjigjet: Ka ikur!
/tvklan.al