Dy persona kanë mbetur të lënduar këtë të martë, pasi makina me të cilën udhëtonin humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ”Pus Mezinë”, në qytetin e Vlorës. Në makinën ”Suzuki” ndodhej shoferi me iniciale H.P., dhe kunata e tij, M.B.
Burime të policisë thotë se dy të plagosurit janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
/tvklan.al