Saga e kontaminimit të luleshtrydheve është kthyer në një krizë ndërkombëtare pasi gjilpërat gjenden edhe në frutat e Zelandës së Re.
Zinxhiri i supermarketeve
Countdown
po paralajmëron konsumatorët që të kontrollojnë luleshtrydhet para se t’i konsumojnë ato pasi në fruta u gjetën gjipëra, shkruan NZ Herald.
Luleshtrydhet e markës Choice, të cilat vinin nga Australia Perëndimore, janë hequr nga stogjet e supermarketeve Countdown, Supervalue dhe FreshChoice.
Më shumë se 100 raporte të frutave të kontaminuara po hetohen nga policia në të gjithë Australinë.
“Një idiot ose idiote për arsyet e veta, është angazhuar në një akt sabotimi”
,tha Kryeministri Scott Morrison për gazetarët.
Sipas ligjeve të reja të Morrison, çdokush që shpallet fajtor për kontaminimin e ushqimit, do të përballet me një maksimum prej 15 vjet burg.
“Nuk është shaka, nuk është për të qeshur. Ju po vini në rrezik jetët e australianëve që punojnë shumë dhe po trembni fëmijët”
, tha ai.
Policia në Australi mori raporte për më shumë se 100 incidente të dyshuara të gjilpërave që u gjetën në fruta.
Shumica e tyre mendohet të jenë rrengje ose shaka në rrjetet sociale, por të paktën dy të mitur janë marrë në pyetje nga policia për kryerjen e mashtrimeve.
Frika nga frutat është kthyer në një çështje ndërkombëtare nga Kryeministri i ri australian, Scott Morrison, i cili e ka adresuar publikisht disa herë gjatë ditëve të fundit./tvklan.al