Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Liderët e Aleancës për Shtetin e kanë komentuar sot vizitën e Berishës në Vlorë si një konkurencë politike, e cila nuk dëmton aspak mazhorancën. Megjithëse Vlora mbahet si fortesë e socialistëve deputeti i këtij qyteti Arben Malaj pohon se:

Arben Malaj, deputet i PS:- “Mitingu i Berishës nuk u heq asgjë socialistëve por vetëm u shton pikë në vlerësimin që tashmë forcat politikë ndryshojnë në konceptet e tyre të zbatimit të ligjit të shtetit dhe të koncepteve demokratike se si konkurojnë njëra me tjetrën opozita me pozitën”.

Ndërsa kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka pohon se vajtja e Berishës në Vlorë:

Neritan Ceka, kreytar i PAD:- “Vajtja e Berishës në Vlorë kishte të bënte më ndërgjegjen e zotit Berisha që i ka bërë shumë dëm Vlorës. Në ’97 i çoi pesë mijë policë shkaktoi një të vrarë dhe dy mijë pas asaj. Këto nuk duhen harruar”.

Pavarësisht nga kjo Ceka është kundër pritave.

Neritan Ceka, kreytar i PAD:- “Berisha është kryetar i një partie dhe unë nuk mendoj që duhet të ngrem prita edhe të krijojmë pengesa për lëvizjen e çdo kryetari partie dhe çdo njeriu që merret me politikë”./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari