Arben Malaj: “Qeveria në draftin që ka paraqitur për diskutim, po kërkon të përdor shpenzime nga të ardhurat nga privatizimi të cilat nuk i ka pasqyruar në buxhet. Ne i kërkojmë qeverisë të tërhiqet nga kjo shkelje e rëndë kushtetuese, i kërkojmë parlamentit të mos miratojë këtë nen të buxhetit suplementar, i kërkojmë opinionit publik të reagojë ndaj kësaj arrogance të qeverisë dhe mazhorancës në parlament, i kërkojmë publikisht Presidentit të Republikës të mbrojë kushtetutën e vendit nga ky abuzim që mazhoranca po bën me buxhetin e vendit”./tvklan.al