Anija “Lifeline” me 230 emigrantë në bord u ankorua në portin Maltës, 5 ditë pas bllokimit në ujërat e Mesdheut. Autoritetet malteze pranuan të hapin portin për anijen, pas presioneve të shumta nga vendet e BE, kryesisht nga Italia.
Kryeministri maltez Zhozef Muskat, tha se vendi i tij nuk ka detyrim ligjor të presë anijen, por po e bën si një veprim humanitar.
Emigrantët e shpëtuar në det nga ekuipazhi i anijes holandeze, do të shpërndahen në Maltë dhe në 5 vende të BE, Itali, Francë, Irlandë, Portugali dhe Poloni.
Tv Klan