Nëna e deputetes dhe ish-drejtueses së LSI, Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme këtë të enjte.
Kryemadhi u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimeve që SPAK po kryen mbi një kallëzimi të bërë për Monika Kryemadhin dhe ish-Presidentin Ilir Meta.
Në dalje nga Prokuroria, Kryemadhi tha se ishte pyetur për blerjen e një banese dhe konsideroi hetimet si pasojë e denoncimit të inceneratorëve.
Më herët në banesën e Fatime Kryemadhit, SPAK ka sekuestruar disa sende, mes të cilave edhe një telefon të Monika Kryemadhit.
Tv Klan