Nis viti i ri akademik 2024-2025. Për herë të parë në auditor do të ulen 20 mijë studentë, ndërsa në total janë 120 mijë studentë. Interesi i maturantëve për të ndjekur universitetin, pas disa vitesh që kanë mabruar shkollën e mesme ka bërë që këtë vit niveli i regjistrimeve të studentëve në vit të parë të jetë në të njëjtat shifra me vitin e shkuar.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në ceremoninë e nisjes së vitit akademik në universitetin Politeknik. Gjatë fjalës saj, veç urimit për studentët dhe stafet akademike ajo tha se sfidë është jo vetëm cilësia e arismit, por edhe mbështetja sociale për studentët.
“Janë rreth 50,000 studentë që përfitojnë nga mbështetja me bursa, me tarifa të reduktuara apo dhe bursat që ne japim për studentët që studiojnë në programet prioritare. Për këtë vit, 100 bursa sa paga minimale do të jepen për programet prioritare tashmë të vendosura në universitetet në të cilat do të alokohen këto bursa. Kemi prioritizuar degët që lidhen me zhvillimin rural, shkencat e natyrës, degë që lidhen me zhvillimin naval apo inxhinieritë, duke vijuar me inxhinieritë pyjore, shkencat që lidhen me inxhinieritë gjeologjike apo burimet minerale.”
Ndërsa Rektori i Universiteti të Tiranës, Artan Hoxha në një intervistë për Klan News, foli për regjistirmet në universitet të cilat vijojnë me një raund të tretë, ndërkohë që deri më tani janë plotësuar pothuajse 70% e kuotave në UT.
Të gjithë kandidatët që nuk kanë fituar asnjë program studimi kanë mundëis të që të regjistrohen në kuotat e mbetura bosh, pasi janë mbi 8 mijë kuota të lira vetëm në 12 universitete publike.
Klan News