Manchester United ka arritur akordin me Sportingun e Lisbonës për të transferuar në verë talentin, Xhevani Kuenda. Trajneri Ruben Amorim kërkon që të bëjë përforcimet e nevojshme në ekip, ndërsa ka si synim që të përshtasë futbollistët me modulin e tij të preferuar 3-4-3.

Sipas gazetës portugeze ‘A Bola’, United ka rënë dakord që të paguajë 60 mln Euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut të djathtë, i cili është vetëm 17 vjeç dhe nga specialistët konsiderohet me një të ardhme mjaft premtuese.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e kuq” kërkonin që të sillnin talentin në “Old Trafford” që përpara ardhjes së teknikut portugez, i cili e ka trajnuar 17-vjeçarin te Sportingu. Kuenda u bë pjesë e klubit portugez në moshën 13-vjeçare në 2019, ku u rrit edhe më shumë si lojtar. Në moshën 16-vjeçare, ai u bë lojtari më i ri në ekipin e rezervave.

Ndërsa në nisje të sezonit, Kuenda ishte pjesë e ekipit të parë, me Amorim, që gjithnjë ka nënvizuar potencialin e futbollistit. Në këtë vit futbollsitk lojtari është aktivizur në të gjitha takimet në kampionat, ku ka realizuar dy gola e ka dhënë gjashtë asiste. Ai gjithashtu është pjesë e kombëtares Shpresa të Portugalisë.

KIan News