Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar sot shkarkimin nga detyra të Ylli Manjanit, si Ministër i Drejtësisë dhe emërimin në këtë post të Petrit Vasilit.
Në faqen zyrtare të Presidencës janë publikuar këto dy dekrete që hyjnë menjëherë në fuqi.
Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama vendosi shkarkimin e Manjanit nga ky post dhe zëvendësimin e tij me Patrit Vasilin.
Në motivacionin e firmosur nga Kryeministri Rama thuhej:
“Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.
/tvklan.al