Maqedonia sërish do të promovohet para botës me një spot publicitar i cili anashkalon kulturën dhe traditën e shqiptarëve në këtë shtet. Përgatitja e spotit më të ri, i cili do transmetohet dhe në disa televizione të mëdha botërore, është bazuar ekskluzivisht në traditën dhe kulturën skllavor ortodokse të Maqedonisë. Drejtori i Institutit për Ruajtjen e trashëgimisë kulturore të shqiptare Ramiz Abdyli, vlerëson se bëhet fjalë për tentim për të shtrembëruar realitetin historik dhe kulturorë të Maqedonisë.

Ramiz Abdyli: “Sipas mendimit tim ky është një anashkalim flagrant që i bëhet kulturës shqiptare. Një padrejtësi e natyrshme që bie ndesh edhe me marrëveshjen e Ohrit, sepse elementi shqiptar në Maqedoni është i dyti për nga madhësia dhe kultura shqiptare është e pranishme këtu që nga antikiteti dhe në vazhdim ndër shekuj”.

Përgatitja e spotit të titulluar “Maqedonia e përjetshme”, përveç no lokalitetit që pasqyrojnë traditën sllovor ortodokse, është xhiruar dhe në lokalitete antike që përputhet me pretendimet e qeverisë aktuale për prejardhje të maqedonasve aktual nga maqedonasit antik. Sipas profesor Abdylit, këto pretendime nuk përputhen me realitetin historik në Maqedoni.

Ramiz Abdyli: “Mosparaqitja, mungesa e kulturës shqiptare ka pretendime që të anashkalojë prezencën e praninë e shqiptarëve këtu në këto troje si siç e thash pak më parë përbën të paktën 1/3 e popullsisë në Maqedoni”.

Ky është spoti i dytë publicitar për promovimin e Maqedonisë. Edhe spoti i parë i xhiruar para 1 viti u përcoll me kontradikta sepse pati akuza për plegjiaturë nga spoti publicitar i gruzisë, njëkohësisht nga Greqia erdhën akuza se bëhet fjalë për tentim të vjedhjes së kulturës dhe traditës Helene.

Nga Shkupi për TV klan, Isen Saliu./tvklan.al