Me votimin e personave të burgosur, personave të sëmurë dhe personave të zhvendosur në Maqedoni sot filluan zgjedhjet lokale dhe presidenciale. Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor kanë informuar se të drejt vote gjatë ditës së sotme kanë 1900 persona të burgosur, rreth 600 personave të zhvendosur nga konflikti i vitit 2001 dhe 300 persona të sëmurë. Pjesa më e madhe e votuesve do të votojnë të dielën, të drejtë vote në Maqedoni kanë 1.792.000 qytetarë të cilët do të mundet ta shprehin vullnetin e tyre në mbi 2 mijë votime.

Procesi i votimit fillojë pas një fushate 20 ditore para zgjedhore e cila përfundoi të premten kur edhe filloi heshtja 48 orëshe zgjedhore. Analistët vlerësojnë se rrjedha e qetë e fushatës parazgjedhore, më tepër është meritë e diplomatëve perëndimorë sesa e përfaqësuesve të partive dhe institucioneve shtetërore në Maqedoni.

“Po elementi kryesor është faktori ndërkombëtarë dhe mesazhet e tyre të përditshme se Maqedonia nuk guxon ta humb këtë shans që e ka tani dhe të tregoj se ka kapacitet për të organizuar zgjedhje demokratike dhe korrekte dhe mbas standardeve ndërkombëtare, dmth kjo sipas mendimit tim kryekëput meritë ndërkombëtarëve, mirëpo nuk duhet harruar se edhe nuk do të thotë se me votimin e nesërm do të krijohet pasqyra e përgjithshme se Maqedonia ka arritur të organizoj zgjedhje të lira .. dhe demokratike, pasi që me ditën e nesërme, me ditën e diel nuk përfuindin procesi zgjedhor në Maqedoni, pas 2 jave do të kemi edhe rrethin e dytë”.

Rregullshmëria e zgjedhjeve lokale dhe presidenciale të këtij viti është vlerësuar si element kyç për përparimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, për këtë arsye zgjedhjet e sivjetme presidenciale dhe lokale do t’i monitorojnë rreth 7000 vëzhgues të jashtëm dhe të brendshëm prej të cilëve 17 do të jenë vëzhgues të caktuar nga Komisioni Qendrorë Zgjedhor i Kosovës, raportin të cilin do ta përgatisin rreth 300 vëzhgues të misionit të Odihrit do të merret si parametër kryesor për nivelin  e organizimit të këtyre zgjedhjeve.

Isen Saliu: “Prej të premten Maqedonia është përfshirë nga vala e ftohtë atmosferike, e cila ka sjellë reshje të mëdha të dëborës. Ekziston frikë se në rast se reshjet vazhdojnë dhe ditën e diel do të ulet interesimi i qytetareve për të dal në vend votime. Bora ka shkaktuar edhe problemet e para për procesin zgjedhor. Në shumë fshatra malore rrugët janë të nxëna dhe për këtë arsye ende nuk është shpërndarë materiali zgjedhor”./tvklan.al

Nga Shkupi për TV klan, Isen Saliu