Fillimi i qershorit 2009, me asgjë nuk i përngjan fillimit të qershorit të para 10 viteve në aeroportin rekreativ “Haxhi Thepe” në Kumanovë. Monotonia e krijuar nga temperaturat e larta nuk të krijon përshtypjen se ndonjëherë në këtë vend ka ndodhur diçka e rëndësishme. 2-3 rojtar që ruajnë aeroportin e të cilët nuk dëshirojnë të paraqiten para kamerave as për së afërmi nuk ja japin këtij lokaliteti gjallërinë që ka mbretëruar këtu në fund të muajt dhe fillim të qershorit në vitin 1999.

Qindra gazetar, ushtarë dhe gjeneral të NATO-s si dhe përfaqësues të tjerë ishin dëshmitar të drejtpërdrejtë të negociatave për këtë marrëveshje. Ajo ishte njëra nga marrëveshjet më të rëndësishme e cila i dha fund egërsisë se hordhive serbe në Kosovë dhe krijoi kushte për kthimin në qindra mijëra refugjatëve në vendlindjen e tyre.

Isen Saliu: “Këto gur janë shenja e vetme qe dëshmojnë për marrëveshjen e madhe e cila i hapi dyert e NATO-s për hyrjen në Kosovë dhe çlirimin përfundimtar të popullit të Kosovës nga regjimi serb”.

Me siguri për shkak të viteve të kaluara por edhe për shkak të zhvillimeve turbulente në atë kohë të rrallë janë qytetarët e Kumanovës të cilët e dinë se cila ka qenë qëllimi i marrëveshjes që është nënshkruar vetëm disa kilometra larg tyre.

“Jo, nuk e di se për çka është nënshkruar marrëveshja e Kumanovës. Nuk e di as vitin kur është nënshkruar”.

Më të rinjtë madje mendojnë se marrëveshja e Kumanovës ka të bëjë me luftën e vitit 2001 në Maqedoni e jo me luftën e Kosovës.

“Marrëveshja gjatë luftës Maqedoni, s’di për çfarë marrëveshje ma së pari”.

Por ka edhe të atillë të cilët më në detaje janë të informuar për përmbajtjen e kësaj marrëveshje.

“Ka qenë e rrugës të nënshkruhet mes ushtrisë ato dy ushtri kanë luftuar, ndërsa ne kemi ba marrëveshje mes politikanëve tonë”.

Edhe për kundër faktit se nënshkrimi i marrëveshjes së Kumanovës ishte ngjarja historike për shqiptarët në këtë qytet as në lokalitetin ku është nënshkruar marrëveshja nuk organizohet ndonjë manifestim për shënimin e përvjetorëve të saj./tvklan.al

Gazetari: Isen Saliu