Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, pasi po tentonin të kalonin 21 kilogamë drogë. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës sqarojnë se në pranga kanë përfunduar Maradona Bega, 23 vjeç dhe Dornela S, 26 vjeçe të dy banues në kryeqytet.
Arrestimi i tyre, thuhet në një njoftim të policisë, u bë pasi në dalje të territorit të Shqipërisë, në pikën kufitare të Muriqanit, në makinën Benz me targë AA 479 HM, në pronësi të 23 – vjeçarit Bega, gjatë kontrollit autoritetet konstatuan të fshehur 21 kilogramë kanabis./tvklan.al