Lajme Arkiva 2003

Dita e hënë ka qenë gjithmonë një ditë e rezervuar për spektaklet e televizionit Klan. Prej gati tre vitesh çdo fillim jave kanë ndjekur spektaklet e një cilësie mjaft të lartë artistike të cilët kanë përcjellë vlerat e vërteta kulturore si për shembull edicionin e parë të spektaklit “Maratona e Këngës Popullore Qytetare” apo më pas me spektaklin e madh “Portat e Fatit”, një nga lotaritë e cila ka nxjerrë me qindra fitues, pas heqjes se licencës së lotarisë Portat e Fatit nga Ministria e Financave u mbyll edhe spektakli i shumë ndjekur nga teleshikuesit e Tv Klan.

Pas disa javë ndërprerje bordi drejtues i televizionit tonë vendosi t’ju rikthej edhe njëherë gjallërinë teleshikuesve tanë të hënave në mbrëmje duke sjell për ta spektaklin “Maratona e këngës popullore qytetare në edicionin e dytë të saj.

Kështu pra spektakli më i madh kushtuar traditës , i ndjekur në hapësirat mbarë shqiptare nuk do të shfaqet më të premteve në mbrëmje por çdo të hënë në orën 20:30.

I mbërritur në edicionin e 7 të tij në këtë spektakël kanë konkurruar deri më tani për festivalin e disko-folkut mbi 30 këngëtarë, ndërsa kanë paraqitur traditën dhe kuzhinën e tyre qytetet më të mëdha të Shqipërisë. Kjo maratonë vlerash të pakrahasueshme ndërtuar mbi tradicionalizmin shqiptar tani do të pranë sofrave tuaja çdo të hënë nga Tv Klan./tvklan.al