Lajme Arkiva 2003
Presidenti i Republikës Alfred Moisiu dhe kryeministri Fatos Nano janë testuar nga Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike Marc Grossman mbi situatën në Kosovë.
Gjatë takimeve me krerët e shtetit shqiptar zyrtari i lartë amerikan theksoi se një Evropë e lirë dhe në paqe nuk mund të jetë e plotë nëse zhvillimet në Ballkan nuk ecin mirë dhe ky është shansi për të bërë progres u shpreh Marc Grossman duke iu referuar standardeve që duhet të përmbushë Kosova përpara se të vendoset për statusin e saj në mes të vitit 2005.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme Luan Hajdaraga dhe nënsekretari i shtetit Grossman theksuan se zgjidhja e problemit të Kosovës përafron vendet e rajonit në NATO.
Në bazë të strategjisë së datës së rishikimit Kosova duhet të përmbushë 8 pikat e standardit të kërkuar nga ndërkombëtarët, mes të cilave zbatim të shtetit ligjor, funksionim të institucioneve demokratike, garantimi i lëvizjes së lirë dhe kthimi i refugjatëve, përmbushja e dialogut Prishtinë-Beograd dhe respektim i të drejtës së pronës.
Nënsekretari i Shtetit Grossman pas vizitës në Tiranë, Beograd-Prishtinë dhe Shkup vijon turin në Sarajevë./tvklan.al