Gjashtë herë kampioni i MotoGP, Marc Marquez, fitoi Çmimin e Madh të Australisë në MOTO GP. Spanjolli la pas kryesuesin e kampionatit botëror të motorëve Jorge Martin në Filip Island.

Fituesi i pole-position dhe i garës sprint Martin me motorin e tij Prima Pramac Racing bëri një nisje mjaft të mirë ndërsa Markez e filloi keq, por në vazhdim zhvilloi në garë mjaft të mirë që e çoi në triumfin e tij të tretë sezonal.

Edhe pse e nisi i dyti, spanjolli e gjeti veten jashtë dhjetëshes së parë në nisje. 31-vjeçari, i treti në renditjen e përgjithshme të pilotëve e ka fituar Asutralian GP 4 herë në karrierën e tij.

Ndërsa Martin udhëhoqi shumicën e garës me 27 xhiro. Ai ndërroi vendet me Markez në momentet finale, përpara se ky i fundit të merrte vendin e parë.

Por dalja në vend të dytë e Martin i dha mundësinë atij që ta thellojë me 20 pikë diferencën me dy herë kampionin e botës Francesco Bagnaia në renditjen e pilotëve.

Italiani plotësoi podiumin, ndërsa kanë ngelur edhe tri gara deri në fund të sezonit. Banjaia do të tentojë që të përmirësojë performancën në garën e radhës, që do të jetë në Tajlandë.

Pesëshja në Filip Island u plotësua nga dyshja italiane Fabio Di Giannantonio dhe Enea Bastianini.

Klan News