Jorge Martin hedh një hap të madh drejt titullit në MotoGP. Kryesuesi i kampionatit Botëror fitoi garën sprint në Australia për të thelluar distancat me ndjekësit. Performancë mjaft e mirë e pilotit të Pramac, që regjistroi fitoren e tij të gjashtë në garat Sprint të këtij sezoni. Një dominim që dërgon në 16 pikë epërsinë ndaj rivalit për titullin, Francesco Bagnaia.

Për më tepër, spanjolli do të niset edhe nga vendi i parë në këtë Çmim të Madh për të qënë kandidat i fortë për të triumfuar. Ky ishte pole-position i tretë radhazi në këtë pistë dhe i gjashti sezonal për Martin. 26-vjeçari la pas tij Marc Marquez me një diferencë të shkurtër kohore.

Maverick Vinales i Aprilia ishte i treti më i shpejtë, duke e përshkruar distancën për 1 minutë 27 sekonda e 991 të qindat. Dy herë kampioni i MotoGP, Francesco Bagnaia me Ducatit do niset nga vendi i pestë, pasi ndryshimi i gomave bëri që koha e regjistruar në pistë të mos ishte ndër më të mirat.

Klan News