Piloti i Dukati, Prima Pramac Horge Martin realizoi “pole position” me rekord në pistën e Muchelos.
Spanjolli ishte më i shpejti në provat kualifikuese të Çmimit të Madh të Italisë .
Me kohën 1’44”504, lideri aktual i kampionatit të Moto Gp vendosi edhe një rekord të ri të pistës.
Kohën e dytë më të shpejtë e realizoi Françekso Banjaia.
Por kampionit në fuqi iu dha një penalizim me tri vende pasi ai u përfshi në një incident të premten me Aleks Markezin, me të parin që u konsiderua fajtor nga komisarët e garës se bllokoi pilotin e Gresini Racing.
Radhën e parë e plotëson piloti i Aprilias Maverik Vinales dhe spanjolli Mark Markez, që realizoi kohën e tretë më të shpejtë.
Vendi i katërt për pilotin e Dukatit Enea Bastianini, e pas tij Francko Morbideli me Ducati-n e tij Pramac.
Klan News