Marco Rubio, njeriu që do të drejtojë Departamentin e Shtetit në administratën e dytë të Donald Trumpit, shquhet për vëmendjen që i ka dhënë Ballkanit Perëndimor gjatë gjithë karrierës së tij.
Republikani 53-vjeçar u zgjodh për të parën herë si përfaqësues i Floridës në Senat në vitin 2010 dhe që atëhere ka qenë pjesë Komisioneve që lidhen me politikën e jashtme.
Në një deklaratë të vitit 2011 për rolin e Shteteve të Bashkura në arenën globale, Rubio tha se ushtria amerikane ka luajtur rol vendimtar në fundin e shumë krizave dhe tiranive, ndër të cilat përmendi edhe spastrimin etnik serb.
Në një letër të përbashkët me një grup senatores në vitin 2022, ata i bënin thirrje presidentit Joe Biden dhe NATO-s për shtimin e trupave të aleancës në rajonin që kërcënohet nga veprimet destabilizuese të Rusisë.
Rubio shquhet po ashtu si mbështetës i flaktë i procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Analistët thonë megjithatë se Rubio ndahet me Trampin vetëm në një pikë. Senatori ka kërkuar gjithmonë një përfshirje të madhe të Shteteve të Bashkuara në arenën globale, ndërsa Presidenti i zgjedhur fokusohet më shumë tek problemet e brendshme.
Ai është po ashtu mbështetës i linjës së ashpër ndaj Pekinit dhe Teheranit, por është kundër ndërprerjes së mbështjes ndaj Ukrainës.
Tv Klan