Në seancën dëgjimore në Senat për konfrmimin si Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio premtoi se do të zbatojë vizionin e Presidentit Trump duke vendosur interesat amerikane mbi gjithçka.

“Vendosja e interesave tona kombëtare mbi gjithçka tjetër nuk është izolacionizëm”, tha Rubio para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit duke rikonfirmuar edhe rolin strategjik të SHBA si lider në NATO.

“Fakti që Presidenti Trump ka emëruar ambasadorin e ri në NATO dëshmon angazhimin e administratës së re ndaj saj. Ka patur një keqkuptim në deklaratat e Presidentit për aleancën veriatlantike. Për ne ka rëndësi që të kemi aleatë të aftë që të mbrojnë vetveten në shekullin e XXI përballë çdo agresioni. Deri tani ka patur mirëkuptim nga shtetet anëtare NATO që ato mund të kontribuojnë më shumë financiarisht për mbrojtjen sidomos nga shtetet e pasura të Evropës Perëndimore”.

Për Ukrainën, shefi i ri i diplomacisë amerikane theksoi se duhet një armëpushim i menjëhershëm në mënyrë që palët të bëjnë reciprokisht disa lëshime.

Konflikti në Ukrainë është në një ngërç të cilit duhet qe t’i jepet fund pasi nuk ka gjasa që të kemi një lëvizje masive të linjave të betejës në favor të Rusisë ose Ukrainës. E vërteta është se në këtë konflikt, nuk ka asnjë mundesi që Rusia të marrë të gjithë Ukrainën. Është gjithashtu joreale që të besohet se Ukraina do kete mundesi qe të trajnoje dhe rekrutoje mjaftueshem trupa ushtarake. Problemi me të cilin po përballet Kievi nuk është se po i mbarojnë paratë, është se po i mbarojnë ukrainasit. Ukraina duhet të kërkojë një zgjidhje të negociuar me Rusinë në vend që të fokusohet në rifitimin e të gjithë territorit që Moska ka marrë në dekadën e fundit. Shkatërrimi i Ukrainës eshte i jashtëzakonshëm  ndaj do të duhet një brez për t’u rindërtuar ate dhe miliarada dollare financime”.

Në fillim të këtij viti, Marco Rubio kishte shprehur shqetësimin për mënyrën se si administrata në largim e Joe Biden keqpërdori sanksionet ndaj liderëve të krahut të djathtë në botë duke sjellë në vëmendje rastin e ish-Presidentit të Guatemalës Alejandro Falla.

Me konfirmimin nga Senati, Rubio do të jetë lideri i ri i politikës së jashtme të SHBA-së në vend të Anthony Blinken megjithëse roli i tij me siguri do të mbetet dytësor ndaj atij që pritet të luajë sërish Presidenti Trump në arenën ndërkombëtare.

Fjalia hapëse e Rubios u ndërpre disa herë nga protestuesit nga grupet e aktivistëve të majtë, të cilët e quajtën atë “skifter lufte” përpara se të tërhiqeshin zvarrë jashtë sallës nga punonjësit e sigurimit.

Klan News