57 vite pas vdekjes së një prej femrave më të bukura në botë, Marilyn Monroe, ka dalë një hipotezë tronditëse. Aktorja dhe modelja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj nga mbidoza. Por tani mendohet se ajo është vrarë nga agjentët e CIA-s, pasi kishte informacione në lidhje me incidentin e famshëm Roswell.
Në vitin 1947, ushtria e Shteteve të Bashkuara mbodhi mbetjet e një anije kozmike jashtë tokësore, sëbashku me alienët e gjendur në atë anije. Ata nuk i treguan asgjë askujt, duke ngelur çdo gjë mister.
Pikërisht lidhur me këtë ngjarje, një gjuetar UFO-sh, ka thënë se Marilyn kishte njohuri, pasi në atë kohë ajo ishte e lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, Robert Kennedy. Të dy ata mësohet se kishin të dhëna për ngjarjen, marrë shkak nga një bisedë telefonike që çifti kishte bërë dy ditë para vdekjes së aktores.
Nëse kjo hipotezë do të rezultonte e vërtetë, do të aprovonte lajmet se alienët ekzistojnë, si dhe kush është personi që i mori jetën modeles.
Klan Plus