Disa kohë më parë moderatorja e njohur Marina Vjollca ka qenë në Itali për të takuar stilisten e njohur Elisabetta Franchi, ku u bë zyrtarisht edhe ambasadore e firmës së saj.
Së fundmi stilistja ka publikuar në Instagram një foto të Marinës e veshur me krijimet e saj nga ku mori pëlqime dhe komplimenta të shumta nga italianët. Ata e kanë pëlqyer shumë Marinën dhe nuk kanë ngurruar të thonë fjalët më të bukura për të.
Disa nga komplimentat e italianëve në foto janë: “Shumë elegante”, “Shumë e bukur”, “E mrekullueshme”, “Wow! Komplimente për vajzën”, “Kur stili takohet me bukurinë dhe feminilitetin, ky është rezultati” etj. /tvklan.al


