Vendimi, pas ndeshjeve në Euro 2024

Në miqësoren e së hënës së kaluar kundër Suedisë, kombëtarja e kuqezinjve humbi 1-0, por mbrojtësi i krahut i lindur në vitin 2000 arriti ta përballonte pa shumë vështirësi Kulusevskin, duke demonstruar edhe një herë gjithë soliditetin e tij në fazën e mbrojtjes. Një aftësi e cila, sipas mediave italiane, po e shtyn Juventusin të fokusohet tek ai për të forcuar krahun e majtë të mbrojtjes.

Raportohet se disa të dërguar të Juventusit e kanë mbikëqyrur nga tribuna e stadiumit “Tardini” në Parma në ndeshjen kundër Kilit. Mitaj ka dhënë një paraqitje që nxit klubin Italian të mendojë seriozisht për të.

Me largimin e Alex Sandro në Qershor, Juventus do të ketë një vend bosh në të majtë. Një profil me kosto të ulët mund ta mbushë atë, ashtu si Mario Mitaj, i cili sot luan në Rusi, me fanellën e Lokomotiv Moskës dhe vlerësohet nga 8 deri në 10 milionë Euro.

Lojtari është interesant pasi jo vetëm zotëron pozicionin e tij por mund të përdoret edhe si pjesë e një rreshtimi me 4 apo 5 lojtarë në mesfushë. Gjithashtu si qendërmbrojtës dhe madje edhe si mesfushor përpara mbrojtjes.

Mitaj shihet nga italianët si investim për të ardhmen. Por duhet se futbollisti e ka vetë në dorë të ardhmen e tij. Vendimtare do të jetë paraqitja në finalet e Euro 2024 ku Shqipëria është në grup me Italinë dhe Spanjën.

Tv Klan