Lajme Arkiva 2003

Një grup anëtarësh të Partisë Socialiste, kandidatë për delegatë për Konferencën e Tiranës, kanë depozituar pranë komisionit të garancive statusore një ankesë lidhur me 147 vota të shpallura të pavlefshme. Në përfundim të votimit gjatë kësaj konference.

Kryetari i këtij komisioni Mark Nikolli, bëri të ditur gjatë një konference për shtyp se një ankesë e tillë u bë edhe nga një grup kandidatësh për delegatë gjatë Konferencës së Vlorës.

Mark Nikolli: Është një ankesë nga një grup delegatësh të konferencës së Partisë Socialiste në Tiranë, të cilët ankohen për parregullsi në konferencën e partisë Socialiste të qytetit të Tiranës. Ata kërkojnë rishikimin e vlefshmërisë së 147 qendrave votimi të konsideruara të pavlefshme nga ana e komisionit. Për këtë ankesë komisioni i garancive statusore vlerësoi në bazë të procedurave për rastin, ngriti grupin e punës. Ka edhe një ankesë nga delegatët e konferencës së PS-së Vlorë. Grupi i punës nesër do marri kontratën paraprake, me qëllim që të hidhen në përfundim rigoroz mbi bazën e analizës së fakteve.

Zoti Nikolli nuk bëri të ditur ndonjë nga emrat e anëtarëve që kanë bërë ankesa në votimin e dy konferencave. Në atë të Tiranës numri prej 147 votash të pavlefshme përbën rreth 1/3 e numrit të përgjithshëm të votave.

Nëse këto vota, ose një pjesë e tyre shpallen të vlefshme, pritet të ketë ndryshime në listën përfundimtare të delegatëve të kongresit të 6 të Partisë Socialiste që do të zhvillohet më 12 Dhjetor./tvklan.al