Ngritja e hidrocentraleve te vegjël pasi ka gjetur mbështetjen e qeverise nëpërmjet lehtësirave për dhënien e lejeve koncensionare, tashme merr suportin edhe te bankave tregtare ne vend.

Banka Raiffeisen dhe Kfw kane nënshkruar një marrëveshje për te lehtësuar kreditimin e sektorit te energjisë.

Drejtori i përgjithshëm i bankës Raiffeisen, Oliver Whittle, tha se sipas marrëveshjes do te mbështesin garancinë e kolateralit për financimin e hidrocentraleve te vegjël ne vend.

Oliver Whittle: “Është kënaqësi te nënshkruaj këtë marrëveshje te rëndësishme, e cila do te na japë me shume fleksibilitet ne kreditimin e sektorit te energjisë ne Shqipëri. KFW do te garantoje investitorët qe operojnë ne sektorin e energjisë për ndërtimin e hidrocentraleve te vegjël, ndërsa banka jone do te akordoje kredi për ta.”

Ute Rodrian: “KFW dhe qeveria gjermane do të vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e sektorit të energjisë në Shqipëri dhe marrëveshja e sotme është një hap tjetër përpara në këtë drejtim”.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë lehtësisht kredi personat apo kompanitë qe investojnë për ndërtimin e hidrocentraleve te vegjël me një kapacitet deri ne 10 megavat./tvklan.al