Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mohon kategorikisht se vendimi për hapjen e grup-kapitujve të negociatave me Shqipërinë të jetë një lëvizje politike duke pasur parasysh kontributin që Shqipëria ka dhënë për hapjen e kampit të emigrantëve në Gjadër.
Gjatë fjalës së saj në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Rama, Von der Leyen ka theksuar se procesi për t’u bërë shtet anëtar i BE-së varet tek meritat që ka çdo vend.
Pyetje: A ishte vendimi për hapja e e negociatave me Shqipërinë një lëvizje politike duke pasur parasysh kontributin që Shqipëria ka dhënë me hapjen e kampit të emigrantëve në Gjadër dhe konkretisht, cili do të jetë përfitimi që do të kenë qytetarët shqiptarë në këtë proces?
Ursula von der Leyen: Përgjigjia e shkurtër për pyetjen tuaj, është qartësisht jo. Ne e dimë që procesi për t’u bërë shtet anëtar dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE është shumë i qartë dhe transparent dhe bazohet tek meritat që ka çdo vend. Javën e ardhshme, Komisioni do të nxjerrë raportin për situatën e zgjerimit, do të bëhet një shpejgim i çdo vendi kandidat. Ky është një proces ku të gjitha shtetet luajnë rolin e tyre për të parë si ecin gjërat me transparencë të plotë.
/tvklan.al