Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi më Shqipërinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, kjo për arsye të faktorizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt konsolidimit të saj të mëtejm.
Arben Imami: “Në ndihmën për hartimin e dokumenteve strategjike në shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë, unë shpresoj që shpejt Ministri Mujota do të jetë në Tiranë. Pjesëmarrjen në stërvitje dhe në seminare të përbashkëta, arsimimin dhe trajnimin e personelit të FSK-së në institucionet arsimore të komandës të doktrinës në Shqipëri.”
Imami tha, se është i impresionuar me arritjet e FSK-së dhe se një FSK e fortë është faktor për stabilitetin dhe paqen në rajon.
Arben Imami: “Nuk mund të ketë sikurse nuk ka pasur për një shekull, një ballkan stabël sa kohë që nuk ka një Kosovë stabël. Një Kosovë stabël dhe e sigurt bëhet akoma më stabël dhe akoma më e sigurt duke pasur një forcë profesioniste të sigurisë së Kosovës.”
Mikpritësi kosovar, Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Fehmi Mujota ka falenderuar shtetin shqiptar për gatishmërinë e ofruar.
Fehmi Mujota: “Koncepti ynë për integrimet euroatlantike natyrisht është një sfidë për t’u përballuar me sukses, por jemi të bindur duke ndjekur shembullin e suksesit të Shqipërisë për integrim në Nato, ne do të marrim praktikat më të mira.”
Ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami me këtë rast ka ndarë medalje për shërbim të shquar njësisit që ndihmoi popullatën në zonat e përmbytyra në Veri të Shqipërisë, si shenjë falenderimi për kontributin e tyre./tvklan.al